18.2 C
Skopje
E enjte, 2 Korrik, 2026

Ruajtja e fytyrës dhe krenaria e rreme

Në mesin e virtyteve më fisnike që Islami i mëson njeriut është ruajtja e fytyrës, që nënkupton mbrojtjen e dinjitetit dhe mosuljen e vlerës së vetes para të tjerëve.

Çfarë do të thotë “ruajtja e fytyrës”?

Do të thotë të jetosh me ndershmëri dhe dinjitet, pa u nënçmuar, pa u poshtëruar dhe pa kërkuar nga njerëzit me insistim e lypje.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ”

“Dhe Ne e kemi nderuar (fisnikëruar) birin e Ademit…” (Isra: 70)

Ky nderim hyjnor kërkon nga ne që të ruajmë nderin tonë, të mos poshtërohemi për gjëra të kësaj bote, dhe të mos jemi nga ata që përulen për para apo pozitë.

Pejgamberi ﷺ ishte shembulli më i madh në këtë fushë. Ai ka thënë:

“إنَّ المسألةَ لا تصلُحُ إلا لثلاثٍ، لذي فقرٍ مُدقِعٍ، أو لذي غُرْمٍ مُفْظِعٍ، أو لذي دَمٍ مُوجِعٍ

الراوي: أنس بن مالك • الألباني، صحيح الترغيب (٨٣٤) • صحيح لغيره • أخرجه أبو داود”

“Lypja nuk lejohet përveçse për tre njerëz:

Për atë që është në varfëri të skajshme, ose për atë që ka borxh të rëndë, ose për atë që është goditur nga dëm i rëndë për shkak të gjakut”

Transmeton Enes ibn Malik

Burimi: Ebu Davudi

Vlerësimi i hadithit: I saktë ( صحيح لغيره) sipas Shejh Albanit në Sahih Tergib

Ai gjithashtu ka thënë:

“والذي نَفْسِي بيَدِهِ، لَأَنْ يَأْخُذَ أحَدُكُمْ حَبْلَه، فيَحْتَطِبَ على ظَهْرِه؛ خَيْرٌ له مِن أنْ يَأْتيَ رَجُلًا، فيَسْأَلَه، أعْطاهُ أوْ مَنَعَه.

الراوي: أبو هريرة، صحيح البخاري (١٤٧٠)

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nëse dikush prej jush e merr litarin e tij, shkon dhe mbledh dru, i mbart mbi shpinë dhe i shet – kjo është më mirë për të sesa të shkojë tek dikush dhe t’i kërkojë (diçka), e ai ose ia jep, ose ia mohon.” Buhariu

Ruajtja e dinjitetit nuk do të thotë krenari e rreme

Të mos ngatërrojmë dinjitetin me krenarinë e rreme. Islami nuk na mëson të jemi mendjemëdhenj, por të jemi të përulur para Allahut dhe të kujdesshëm me njerëzit, pa e nënçmuar vetveten.

Ndihmoji të tjerët pa i lënduar

Nëse ndihmon një njeri, mos e turpëro, mos e shaj, mos ia kujto bamirësinë. Sepse Islami na mëson se ruajtja e dinjitetit të atij që i jep diçka është njësoj e rëndësishme si ndihma që jepet.

Ruajtja e fytyrës është pjesë e besimit, e karakterit fisnik dhe e krenarisë njerëzore. Ai që e ruan dinjitetin e tij, Allahu e nderon dhe i mjafton për nevojat e tij.

“ومن يستعفف يعفّه الله، ومن يستغن يغنه الله”

“Kush ruan nderin, Allahu do ta ruajë atë. Kush përpiqet të jetë i pavarur, Allahu do ta bëjë të mjaftueshëm.” Muslimi

24/06/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...