17.3 C
Skopje
E martë, 7 Korrik, 2026

SHPËRBLIMI I NIJETIT

Me nijet të pastër arrihet shpërblimi i veprës edhe në qoftë se nuk e vepron atë

Bujaria është prej cilësive të Allahut, andaj kur robi e ka qëllimin e mirë, mirëpo nuk i mundësohet ta kryej veprën e mirë, ai shpërblehet për atë punë edhe në qoftë se nuk mund ta realizojë atë, kjo është bamirësi nga ana e Allahut dhe dhunti e tij mbi robërit e Tij.

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: Njëherë ishin me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në një prej luftërave e ai tha: “Me të vërtet në Medine ka burra, ku ju keni kaluar ndonjë rrugë e as që keni ecur në ndonjë luginë vetëm se ato kanë qenë me ju(në shpërblim), mirëpo ata i ka penguar sëmundja.” Në një transmetim tjetër:“Vetëm se kanë qenë me ju në shpërblim.”[1]

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: U kthyem nga lufta e Tebukut me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ai tha: “Me të vërtet në Medine ka burra, e ne nuk kemi kaluar rrugicë e as luginë vetëm se ata kanë qenë me ne, mirëpo i ka penguar arsyeja(pamundësia).”[2]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për personin i cili nuk ka pasuri mirëpo e ka nijetin të jap sadaka e thotë: “Sikur të kisha pasuri do të veproja si filani.” I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për këtë person thotë: “Ky me nijetin e tij dhe në shpërblim janë të njëjtë (me atë që ka dhe jep shumë sadaka).”[3]

Në një hadith që e transmeton Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai ka thënë: “Allahu i ka caktuar (shkruar) veprat e mira dhe të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron të bëjë një vepër të mirë mirëpo nuk e bën, Allahu ia shkruan atij një të mirë të plotë, e në qoftë se dëshiron të bëjë një të mirë dhe e bën atë, Allahu ia shkruan nga dhjetë e deri në 700 të mira, duke ia shtuar edhe më tepër.”[4]

Prandaj besimtari e vë nijetin e tij në krye të listës për çdo pune të mirë. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “Vepra më e mirë është sinqeriteti në nijet, duke pasur qëllim shpërblimin e Allahut.” Pra kush dëshiron të plotësojë punën e tij le ta përmirësojë nijetin e tij, sepse Allahu e shpërblen robin edhe për kafshatën që shpenzon ai. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Dhe çka do që shpenzon, me të cilën synon fytyrën e Allahut, veçse shpërblehesh për të, madje edhe për kafshatën, të cilën e vendos në gojën e gruas tënde.”[5]

Zubejd el-Jamiu thotë: “Bëni nijet në çdo gjë të mirë, madje edhe në dalje për të hedhur mbeturinat.”

Kurse Davud Etajiu thotë: “Kam vënë re se çdo hajr vjen nga nijeti i mirë.”

Selefi (të parët tanë të mirë) nxitnin për nijetin e mirë në çdo vepër të mirë.

Jahja ibn Kethiri thotë: “Mësojeni nijetin, sepse ai është më i vlefshëm se puna.”

Përgaditi: Nexhat Ceka
Burimi: albislam.com

[1] Transmeton Muslimi.

[2] Transmeton Buhariu.

[3] Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadithi është hasenu-sahih.

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...