14.8 C
Skopje
E enjte, 23 Prill, 2026

VLERA E PENDIMIT

” … dhe pendohuni tek Allahu të gjithë o ju besimtarë, në mënyrë që të shpëtoni.” (Nur: 31).

” dhe ata që nuk pendohen janë mizorë.” (Huxhurat: 11).

Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem,- ka thënë: ” O ju njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse pasha Allahun, unë pendohem tek Allahu, më shumë se shtatëdhjetë herë gjatë ditës.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi)

Nëse gabimi është bërë karshi Allahut, atëherë kushtet e pendimit (për t’u realizuar pendimi), janë tre: Keqardhja, largimi nga mëkati dhe vendosmëria e vërtetë që mos të kthehesh në atë mëkat.

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Keqardhja është pendim.” (Shënon: Ahmedi: 1/376, Hakimi: 4/243. Hakimi e vlerësoi hadithin si sahih, i këtij mendimi është edhe Dhehebiu).

Disa dijetarë kanë thënë: Nëse mëkatari pas pendimit, i kthehet mëkatit që ka vepruar më parë, atëherë na bëhet e qartë se ai pendim i bërë nga mëkatari ka qenë i kotë (jo i sinqertë).

Nëse mëkati ka të bëjë me njerëzit, atëherë penduesi duhet ta përmisojë gabimin ndaj atij që e ka dëmtu, ose t’ia kërkoj hallallin, për dëmin e shkaktuar.

Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush prej jush, i ka bërë zullum (padrejtësi) vëllait të tij, qoftë ai zullum në pasuri apo nderë, atëherë le t’ia kërkoj hallallin tash, para se të vijë dita, kur nuk ka as dinar e as dirhem, e mbeten vetëm punët e mira dhe të këqijat.” (Buhariu: 5/101, Tirmidhiu: 9/254).

Lind pyetja: Nëse njeriu pendohet nga mëkati, a kthehet në gjendjen si ka qenë para gjunahut apo jo?

Disa dijetarë kanë thënë: ” Mëkatari kur pendohet, kthehet në gjendjen e mëparshme, sepse pendimi shlyen tërësisht mëkatin, dhe llogaritet sikurse të mos e kishtë bërë mëkatin fare.”

Disa dijetarë tjerë kanë thënë: ” Mëkatari pas pendimit nuk kthehet në gjendjen e mëparshme, sepse nuk ka qenë i ndalur, por ka qenë duke ecur përpjetë, kurse me veprimin e mëkatit ai ka rënë poshtë, andaj kur pendohet nga ai mëkat, ai ka mbetur mbrapa, për aq kohë sa është dashur të ec përpara.”

Shejhul Islam ibn Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: ” Mendimi më i saktë është se disa mëkatarë pas pendimit kthehen në gjendjen e mëparshme (para mëkatit) bile edhe bëhen më të mirë, e disa mëkatarë pas pendimit nuk kthehen në gjendjen e mëparshme.”

Si realizohet pendimi i sinqertë dhe çfarë do të thotë pendim i sinqertë?

Pendim i sinqertë do të thotë:Çiltërsia dhe pastrimi pendimit nga çdo mashtrim,mangësi, syefaqësi, dëm apo çdo gjë e njëllos çiltërsinë (dëlirësinë) e pendimit të sinqertë.

Pendimi i sinqertë është ai pendim që në brendësinë e tij posedon: Vërtetësi, sinqeritet dhe përfshirje të të gjitha mëkateve të cilat i ka vepruar robi i Allahut më parë ,si dhe distancim i tërësishëm nga veprimi i atyre mëkateve.

Ky lloj pendimi nënkupton edhe kërkimin e faljes, e që me këtë pendim të këtij lloji Allahu ia shlyen tëgjitha gjynahet e vepruara robit tëTij.

Ky njëherit është edhe pendimi më i plotë që ekziston.Allahu,- xhele veala!,- thotë:” O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë,në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju çojë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj.”(Sure et Tahrim: 8).

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Pendimi i sinqertë realizohet kur njeriu pendohet nga e kaluara e tij dhe të jetë i vendosur që kurr më nuk do t’i kthehet gjendjes së kaluar.”

Kelbiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: Pendimi i sinqertë realizohet: Kërkimi i faljes më gjuhë, pendimi me zemër dhe stagnimi i trupit nga veprimi i mëkatit.”

Ibn Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: Sinqeriteti në pendim përfshinë tre gjëra (apo për t’u realizuar pendimi i sinqertë duhet plotësuar tre kushte):

  1. Kur robi pendohet tek Allahu duhet t’i përfshijë të gjitha mëkatet e tij gjatë pendimit, duke mos anashkaluar asnjë mëkat që ka bërë më parë(para pendimit).
  2. Robi duhet të jetë i vendosur dhe i vërtetë në pendim si dhe mos të ketë aspak mëdyshje, luhatje apo vonesa për t’u penduar. Robi duhet ta bashkojë tërë dëshirën dhe vendosmërinë e tij dhe të nxitoj drejt realizimit të pendimit të sinqertë.
  3. Robi duhet pastrojë veten e tij nga të metat dhe defektet të cilat mund ta dëmtojnë dhe njëllosin sinqeritetin gjatë pendimit. Dhe nëse vepron kështu, atëherë kjo aludon se ky njeri vepron kështu sepse i frikësohet Allahut dhe shpreson në Allahun(falje mëkatesh, etj), e jo për të ruajtur nevojat e tij, interesat, nderin, pozitën, kohën, pasurin apo për ta lavdëruar njerëzit, të mos e qortojnë njerëzit, të mos dominojnë mendjelehtit, për të përfituar ndonjë dobi të kësaj dunjaje, ose frika nga falimentimi ose paaftësia e tij. Këto janë të meta serioza të cilat dëmtojnë seriozisht realizimin e pendimit të sinqertë.

Pendimi ka fillimin dhe mbarimin e tij

Pendimi fillon me kthim tek Allahu duke ecur rrugës së drejtë, rrugë në të cilën na ka urdhëruar Allahu të ecim.

Ndërsa, pendimi mbaron duke u kthyer tek Allahu në jetën e ahiretit dhe duke ecur në urën e siratit, të cilën Allahu e ka vendosur mbi xhehenem dhe e cila dërgon për në xhenet.

Ai i cili i kthehet Allahut në dunja me pendim ia kthen Allahu atij në ahiret me shpërblim.Allahu,- xhele veala!,- thotë:” Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë ai është kthyer tek Allahu dhe është i pranishëm.”(Furkan: 71).”

Dhe se kjo është rruga(feja) Ime e drejtë(që e caktova për ju), pra, përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij.

Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” ( Enam: 153).

Dhe në fund!

Allahu gëzohet me pendimin e robërve të Tij!

Transmetohet nga Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salAllahu alejhi ue selem,- ka thënë: ” Allahu gëzohet më tepër për pendimin e robit të vet kur pendohet, se sa ndonjëri prej jush, i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë e i humbet ajo, kurse me të është i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijën e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij ai ngrihet e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet:” O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt”, duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi,- salAllahu alejhi ue selem!,- thotë:

” Po të mos bënit mëkat , Allahu do t’ju zëvëndësonte me një popull tjetër, i cili do të bënte mëkate, pastaj do të kërkonin falje dhe Allahu do t’ua falte.” (Muslimi dhe Tirmidhiu).

Mëkatari e kupton bamirësinë e Allahut, kur Allahu ia mbulon të metat në momentet kur ai bën gjunahe në fshehtësi, edhe pse Allahu e sheh krejtësisht atë që bën ai, e po të donte do ta turpëronte para të gjithë krijesave, por Allahu prapseprap ia mbulon mëkatet robërve të Tij.Njashtu, mëkatari do ta shoh edhe Butësinë e Allahut, kur e sheh se Allahu nuk po e dënon dhe po i jep afate për t’u penduar nga gjunahet e vepruara, sepse po të donte Allahu do t’ia shpejtonte dënimin.

Kjo i jep të kuptoj mëkatarit gjithashtu se Allahu është El Halim- i Buti.

Allahu na bëftë prej atyre që pendohen dhe kërkojnë falje shumë.

Autor: Ahmed Ferid Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...