7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Islami shlyen mëkatet e mëparshme

Ibën Mesudi (radijAllahu anhu) transmeton dhe thotë: një njeri pyeti: o i dërguar i Allahut: a do të dënohemi për ato që i kemi bë gjatë injorancës? Ai tha: “Kushdo që bën mirë në Islam nuk do të dënohet për atë që ka bërë në kohën e injorancës kurse kushdo që bën keq në Islam do të dënohet për veprat e tij të mëparshme dhe të mëvonshme (veprat e këqija)”

Kuptimi i hadithit:

Personi e pyeti të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për atë që ka vepruar nga të këqijat e mëkatet gjatë injorancës, se a do të dënohet e a do të llogaritet edhe për ato vepra? E i dërguari (alejhi selam) iu përgjigj se: kushdo që bën mirë në islam; pra, kush vazhdon në fenë islame dhe largohet nga mëkatet, nuk do të llogaritet për mëkatet e tija në kohën e injorancës, qofshin ato mëkate të mëdha apo të vogla.

Dhe kushdo që bën keq; e keqja këtu ka për qëllim daljen nga feja, do të llogaritet edhe për ato që ka vepruar prej të këqijave gjatë kohës kur ka qenë jomusliman dhe të këqijat që i ka vepruar në islam. Ky është kuptimi i drejtë i hadithit.
Por, nëse thuhet se e keqja këtu ka për qëllim: ka mëkatuar e ka bërë gjynah, kuptimi sipërfaqësor i hadithit mund të duket në kundërshtim me atë që i gjithë umeti e njohin se; islami shlyen mëkatet e mëparshme. Dhe është edhe hadithi në Sahihun e Muslimit.
Allahu thotë: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.” Enfa, 38.
Atëherë kuptimi i kësaj është se; ky person qortohen për atë që ka vepruar si jo musliman, sikur t’i thuhet këtij: Ti si jo musliman ke vepruar kështu e kështu, a nuk të ka frenuar islami që të mos vazhdon njësoj edhe në islam? E kështu ky dënohet për gjynahun qëe ka vepruar duke qenë musliman.
Një kuptim tjetër është që ai ka vepruar keq në islam, e që fetaria e tij të mos jetë e drejtë, apo imani i tij të mos jetë i sinqertë, sikur të jetë nga hipokritët, por kuptimi i parë është i pranuar.

Dobi nga hadithi:

01 – Kujdesi i sahabëve për veprat e tyre.
02 – Renegatit i llogariten të gjitha të këqijat para dhe pas islamit
03 – Nxitja për t’përmirësuar secili fetarinë e tij.
04 – Islami shlyen mëkatet, njashtu edhe veprat e mira, pendimi, dhimbjet, etj, shlyejnë mëkatet besimtarit.

Përgatiti: hoxhë Shpend Zeneli

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...