12.8 C
Skopje
E martë, 19 Maj, 2026

Devotshmëria e Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë

Imam Ebu Hanife – Allahu e mëshiroftë – fali një natë namazin e jacisë pas muezinit të xhamisë. Muezini në namaz këndoi suren Ez-Zelzele:

1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fortë,

2. Dhe të nxjerrë toka barrët e saj,

3. Dhe të thotë njeriu: “Ç’ka ajo?”

4. Atë ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,

5. Sepse Zoti yt i ka shpallur asaj.

6. Atë ditë njerëzit do të dalin të ndarë në grupe që t’u tregohen veprat e tyre.

7. Ai që ka bërë ndonjë të mirë sa një grimcë, do ta shohë atë.

8. Dhe ai që ka bërë ndonjë të keqe sa një grimcë, do ta shohë atë.

“Pasi përfundoi namazi dhe njerëzit dolën nga xhamia, nuk mbeti aty askush tjetër përveç Imam Ebu Hanifes dhe muezinit.”

Muezini rrëfen:

“E pashë Imam Ebu Hanifen duke qëndruar i ulur, thellë në mendime dhe duke marrë frymë thellë. Thashë me vete:

‘Po ngrihem, që të mos e shpërqendroj me praninë time…’

“U largova nga xhamia dhe lashë kandilin (llampën me vaj), ku kishte mbetur vetëm pak vaj… Pastaj u ktheva kur kishte lindur agimi (koha e sabahut), dhe e gjeta ende aty, në vendin e tij të njëjtë, duke përsëritur:

‘O Ti që shpërblen për një grimcë të mirë me të mirë, dhe për një grimcë të keqe me të keqe – shpëtoje Nu’manin (emri i Ebu Hanifes) – robin Tënd nga zjarri, dhe fute në gjerësinë e mëshirës Tënde!'”

Muezini thotë:

“Kur hyra, pashë se kandili ishte ende i ndezur.

Imam Ebu Hanife më tha: ‘A do ta marrësh kandilin?’ – duke menduar se ende është nata e jacisë.

I thashë: ‘O Imam, tashmë ka lindur agimi!’

Ai tha: ‘Të lutem, mos i trego askujt çfarë pe!’

Pastaj u ngrit, fali dy rekate dhe erdhi të falë sabahun me ne me të njëjtin abdes të namazit të jacisë.

Dhe unë – thotë muezini – nuk i tregova askujt këtë histori, derisa ndërroi jetë imami.”

Burimi: Tarih Bagdad (1/355)

Kjo ishte gjendja e tyre… po gjendja jonë si është?!

Një sure e shkurtër si Ez-Zelzele e tronditi zemrën e tij, e zgjoi frikën dhe reflektimin deri në agim!

Kur dëgjonte fjalët “7. Ai që ka bërë ndonjë të mirë sa një grimcë, do ta shohë atë.

8. Dhe ai që ka bërë ndonjë të keqe sa një grimcë, do ta shohë atë.”

E ne sot, sa herë lexojmë këtë sure, sa herë e dëgjojmë në namaz… çfarë ndryshon në zemrat tona?

Allahu pastë mëshirë dhe na zgjoftë nga gjumi i pakujdesisë.

28/06/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...