14.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

Mos u shmangni nga etërit tuaj!

I Dërguari i Allahut ka thënë:

“Mos u shmangni nga etërit tuaj! Kushdo që largohet nga (emri apo prejardhja) e babait të tij, ai ka bërë kufër.”

Transmeton: Ebu Hurejra

Burimi: Buhariu (6768), Muslimi (62)

قال رسول الله ﷺ:

«لا تَرْغَبُوا عن آبائِكُمْ، فمَن رَغِبَ عن أَبِيهِ فَهو كُفْرٌ»

Shpjegim i hadithit:

Ky hadith profetik paraqet një nga parimet thelbësore që Islami ka vendosur për ruajtjen e identitetit, drejtësisë dhe nderit të familjes. Islami e ka bërë të detyrueshme ruajtjen dhe njohjen e prejardhjes familjare (nesebit) dhe ka ndaluar rreptësisht që njeriu të mohojë babanë e vet ose të pretendojë të jetë biri i dikujt tjetër.

Fjalët “فمن رغب عن أبيه” do të thotë: “kush shmanget nga babai i tij”, pra kush mohon prejardhjen e tij të vërtetë për t’u lidhur me dikë tjetër, qoftë për arsye nderi, pasurie apo interesi.

Dënimi në hadith: “فهو كفر” – Ai ka bërë kufër:

Ky është një paralajmërim shumë i ashpër. Por fjala “kufër” këtu nuk nënkupton kufrin e madh që nxjerr nga feja, por:

1. Kufr në kuptimin e mohimit të mirësisë dhe të së drejtës që ka babai mbi birin, sepse ai që e mohon babanë e vet, po mohon mirësinë e madhe që ka pasur nga ai që nga lindja.

2. Kufër në kuptimin e mëkatit të madh dhe të rëndë, i cili shëmbëllen me veprat e jobesimtarëve për nga natyra e tij e padrejtë dhe e dënueshme.

3. Sipas disa dijetarëve, dënimi “kufër” është përdorur për të treguar ashpërsinë e veprës dhe për të trembur njerëzit, pa e nxjerrë domosdoshmërisht nga feja, përveç nëse e bën me vetëdije, me qëllim përçmimi dhe pa e konsideruar mëkat.

Vlera e ruajtjes së nesebit në Islam

Islami është fe e drejtësisë, e cila ka ardhur për të vendosur rregulla në shoqëri dhe për të shuar padrejtësitë e periudhës paraislame. Në kohën e injorancës (xhahilije), njerëzit e miratonin birësimin dhe ua atribuonin emrat e tyre atyre që nuk ishin bijtë e tyre biologjikë.

Kjo praktikë u ndalua me zbritjen e ajeteve kuranore:

“وما جعل أدعياءكم أبناءكم”

“Nuk i bëri të birësuarit tuaj (në emër) si bijtë tuaj.” [Ahzab: 4]

“ادعوهم لآبائهم هو أقسط عند الله”

“Thirrini ata sipas emrit të etërve të tyre; kjo është më e drejtë tek Allahu.” [Ahzab: 5]

Këto ajete ishin rregullim hyjnor për të ndaluar konfuzionin në prejardhje dhe për të mbrojtur të drejtat e trashëgimisë, të martesës, dhe të shoqërisë në tërësi.

Rreziqet dhe pasojat e këtij mëkati

1. Përzierja e nesebit (prejardhjes) çon në probleme juridike në çështjet e trashëgimisë dhe martesës.

2. Shkelja e nderit të babait dhe mohimi i lidhjes natyrore është mëkat i madh dhe përçmues.

3. Përhapja e padrejtësisë në shoqëri, ku njerëzit mund të mashtrojnë për përfitime personale.

Disa mësime nga hadithi:

Ruajtja e prejardhjes është pjesë e ruajtjes së fesë dhe e ndershmërisë.

Njeriu duhet të jetë krenar për babanë dhe familjen e tij, pavarësisht statusit shoqëror.

Islami i ka ndaluar të gjitha format e mashtrimit që lidhen me identitetin personal.

Dënimi për këtë mëkat është i rëndë, por mëkati mund të falet nëse pendohet sinqerisht.

Përmbyllje

Hadithi tregon për rëndësinë e madhe të drejtësisë në raportet familjare, dhe për kujdesin që Islami ka treguar ndaj së vërtetës dhe ruajtjes së lidhjeve të gjakut. Krenaria për babanë dhe për emrin e tij është pjesë e mirënjohjes ndaj atij që ishte shkak për ekzistencën tonë.

Allahu na dhashtë ne dhe juve që të jemi të sinqertë në prejardhjen tonë dhe të na bëjë nga ata që e ruajnë amanetin dhe dinjitetin familjar! Amin.

Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij ﷺ në Xhenetin e Firdeusit!

Burime të përdorura:

Sahihul-Buhari, 6768

Sahih Muslim, 62

Tafsir ibn Kethir

Fethul-Bari, Ibn Haxher

Sherh Sahihul Muslim, Neveviu

Hoxhë Agim Bekiri

02/07/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...