Në udhëtimin e jetës, njeriu përjeton mëkate, trishtime dhe humbje nga e kaluara. Por çdo plagë ka një shërim, çdo errësirë një dritë, dhe çdo problem një zgjidhje.
Parashtrohet pyetja: cili është çelësi?
Besimi te Allahu dhe durimi.
Mëkati ka pendim, trishtimi ka gëzim, shqetësimi ka lehtësim – sepse Zoti nuk harron kurrë robërit e Tij.
Kur të braktisin të gjithë, Allahu qëndron pranë; kur nuk ke askënd për të folur, ai dëgjon fshehtësinë dhe zërin e zemrës tënde.
Mos e lër veten peng të së kaluarës – ajo nuk kthehet, por mund të të privojë nga e tashmja dhe e ardhmja që të pret.
Ji me Allahun… dhe të gjitha gjërat e botës do vijnë në vendin e duhur.
10/07/2025
