A e ke vënë re se kur ishim fëmijë, koha dukej sikur ecte ngadalë?
Një vit shkollor zgjaste një përjetësi.
Ndërsa tani… vitet ikin njëra pas tjetrës si të ishin ditë.
Psikologët kanë një shpjegim interesant, por edhe paksa i trishtë:
Në fëmijëri, gjithçka është për herë të parë:
dita e parë në shkollë, miqësia e parë, udhëtimi i parë me aeroplan, lodhja e parë, madje edhe dhimbja e parë.
Truri i regjistron këto përvoja si ngjarje të veçanta, plot ngjyra dhe detaje.
Prandaj, kujtimet janë të shumta — dhe koha duket më e gjatë.
Por kur rritemi?
Dita fillon dhe mbaron në të njëjtën mënyrë: zgjohemi, punojmë, kthehemi, flejmë… e përsërisim.
Jeta kthehet në rutinë. Truri nuk sheh gjë të re për ta kujtuar.
Kështu, kujtesa mbetet bosh — dhe koha kalon pa u ndjerë.
Disa e krahasojnë këtë me një kasetë:
kur ka shumë detaje për t’u regjistruar, shiriti zgjatet…
kur s’ka asgjë të re, gjithçka duket më e shkurtër sesa është në të vërtetë.
Zgjidhja?
Mos pyet më “ku shkoi koha?”,
por pyet: “çfarë bëra sot që ia dha kohës sime kuptim?”
Krijo përvoja të reja,
thyej rutinën,
jeto me vetëdije.
Sepse vetëm koha që kujtohet, është koha që me të vërtetë është jetuar.
Dijetarët e vjetër sikur imam Ahmedi, çdo ditë e pasuronin me adhurime shtesë të ndërtuara mbi dije të verifikuar.
12/07/2025
