Nga veprat më të mëdha të mira në dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhxhes është shtimi i lutjeve, tehlilit (thënia La ilahe il-lAllah), tekbirit (thënia Allahu Ekber) dhe tahmidit (thënia Elhamdulilah).
Imam Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Pejgamberi ﷺ shtonte lutjet gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes, dhe porosiste në to shtimin e tehlilit, tekbirit dhe tahmidit.”
Ndër lutjet më të mëdha dhe më të dobishme janë:
اللهم اغفر لي، وارحمني، وعافني، وارزقني
Allahumme’gfir li, verhamni, ve ‘afinî, verzukni
“O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo!”
Është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Këto katër (lutje) të mbledhin për ty edhe dynjanë edhe ahiretin.”
Ndër format më të mëdha të përmendjes së Allahut (dhikrit) janë:
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah, vAllahu Ekber, Allahu Ekber, ve lillahi’l-hamd
“Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, dhe lavdia i takon vetëm Allahut.”
سبحان الله، والحمد لله، ولا إله إلا الله، والله أكبر، ولا حول ولا قوة إلا بالله
Subhanallah, velhamdulilah, ve la ilahe il-lAllah, vAllahu Ekber, ve la haule ue la kuvvete il-la billah
“I patëmeta është Allahu, lavdia i takon Allahut, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, dhe nuk ka fuqi e as forcë përveçse me Allahun.”
Pëlqehet që tekbiri të thuhet me zë – aq sa ta dëgjojë ai që është pranë teje.
💎 Këto janë ditë të begata e të mëdha, ndaj mos i shpërdoro. Mbushi me përmendjen e Allahut dhe me lutje të sinqerta!
Hoxhë Agim Bekiri
29/05/2025
2 dhul-hixhe 1446
