Pyetje:
Shtëpia jonë është plot me probleme dhe jo e qëndrueshme. Cila është zgjidhja?
Allahu e përmirësoftë gjendjen tuaj dhe e mbushtë shtëpinë tuaj me qetësi, mëshirë dhe dashuri.
Shumë familje kalojnë kohë të vështira dhe me probleme në shëtpi e tyre, por zgjidhja fillon gjithmonë me kthimin tek Allahu dhe me përpjekje të sinqertë për përmirësim.
Ja disa këshilla për të evituar tensionet dhe për të kthyer qetësinë:
- Rregulloni marrëdhënien me Allahun
Allahu thotë:
“Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i bëjë një dalje (zgjidhje)”.
Zgjidhja:
-Faluni rregullisht dhe në grup nëse jeni familje.
-Lexoni Kuran çdo ditë, qoftë edhe pak.
-Përmendni Allahun dhe bëni shumë istigfar.
- Mbyllni derën e shejtanit me falje dhe durim:
Shejtani e do ndarjen dhe grindjen në familje. Shumë herë, problemet fillojnë të vogla, por bëhen të mëdha sepse askush nuk fal, nuk hesht, nuk toleron.
Imam Ahmedi ka thënë:
“Nëntë të dhjetat e qetësisë janë në shpërfillje (تغافل).”
- Flisni me njëri-tjetrin me qetësi:
Shpeshherë problemet vijnë nga:
-keqkuptimet
-pritshmëritë e paqarta
-mospasja e një hapësire për të shprehur ndjenjat ose stresin
Zgjidhja:
Uluni në një moment të qetë dhe flisni hapur, pa akuza, me qëllim përmirësimi.
- Lutuni shumë, veçanërisht natën
Lutja në sexhde dhe në pjesën e fundit të natës ka ndikim të madh.
Lutuni që Allahu ta përmirësojë gjendjen e shtëpisë, t’ju bashkojë zemrat dhe t’ju japë qetësi.
- Mos ngurroni të kërkoni ndihmë
Nëse gjendja përkeqësohet, kërkoni ndihmën e një njeriu të mençur, të ndershëm e me fe, që mund të ndërmjetësojë me drejtësi.
Mos harro: çdo shtëpi ka sprovat dhe krizat e veta, por familjet që i kalojnë me durim, mençuri dhe lutje janë ato që e ruajnë lumturinë e vërtetë.
Hoxhë Agim Bekiri
27/05/2025
