18.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Një emër që qarkullon në qiell

A e ke menduar ndonjëherë se emri yt përmendet në qiell, më parë se të bëhet i njohur në tokë? Se ajo çka je në realitet, nuk përcaktohet nga pasqyrat e rrjeteve sociale, por nga ajo që shohin melaiket, e që e ngre ose e rrëzon Allahu?

Pejgamberi ﷺ na tregon një të vërtetë të mahnitshme:
“Nuk ka asnjë rob (të Allahut), veçse ai ka një famë (zë, emër) në qiell. Nëse fama e tij në qiell është e mirë, ajo vendoset edhe në tokë. E nëse fama e tij në qiell është e keqe, ajo vendoset (po ashtu) në tokë.”
(Hadith sahih – e ka saktësuar shejh Albani në Sahih el-Xhami’)
عن أبي هريرة -رضي الله عنه- أن رسول الله ﷺ قال:
«ما من عبد إلا وله صيت في السماء، فإن كان صيته في السماء حسنًا وُضِع في الأرض، وإن كان صيته في السماء سيئًا وُضِع في الأرض»

Çdo njeri ka një “zë”, një emër, një famë që qarkullon në qiell. Ai “zë” nuk është tingulli i fjalëve tona, por jehona e moralit, e sinqeritetit, e përkushtimit ndaj Allahut.

Nëse je i mirë në sytë e Allahut, fama jote në qiell është e mirë — dhe si pasojë, edhe në tokë zëri yt do të ngrihet me vlerë dhe nder.
Por nëse je i keq, i rremë, i pabesë — atëherë edhe qielli të njeh si të tillë, dhe do të biesh poshtë edhe në tokë, sado të përpiqesh të fshehësh të vërtetën.

Reflekto: Kush je ti në qiell?

Ndalo për një çast dhe pyete veten:
“A është emri im i njohur në mesin e melaikeve për mirë apo për keq? A më përmendin për devotshmëri, për ndershmëri, për bujari e lutje, apo për neglizhencë, mendjemadhësi dhe mëkate?”

Mesazhi i kësaj bote dhe tjetrës

Nëse e kupton këtë hadith thellë, do të ndryshosh mënyrën si e shikon jetën. Nuk do të kërkosh më duartrokitjet e botës, por kënaqësinë e Atij që është mbi qiejt.

Kur bën mirë — mos prit duartrokitje.
Kur falë — mos e bëj për t’u parë.
Bëhu njeri me vlerë në sytë e qiellit — dhe Zoti vetë do të të ngrejë në sytë e tokës.

Hoxhë Agim Bekiri
09/06/2025
13 dhul-hixhe 1446

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...