22.9 C
Skopje
E mërkurë, 1 Korrik, 2026

Vepra të preferuara në Ditët e Teshrikut (3 ditët pas Kurban Bajramit

▪️Së pari: Kërkimi i faljes dhe lutja (duaja)
Dita e Qëndrimit (يوم القر) dhe dy ditët pas saj janë kohë kur pranohen lutjet. Ka transmetuar Ebu Musa el-Esh’ari – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ai thoshte në hutben e Ditës së Kurbanit:
“Pas Ditës së Kurbanit janë edhe tre ditë që i përmend Allahu si ditë të numëruara – dhe në to nuk refuzohet duaja. Andaj, ngritni dëshirat tuaja tek Allahu i Madhëruar.”
📚 Laëeta’if el-Me’arif – Ibn Rexheb, fq. 503

▪️Së dyti: Shqiptimi i tekbireve
Nga format e përmendura të tekbirit janë:

Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il-la Allah
Allahu Ekber, Allahu Ekber, ve lillahil-hamd

Tekbiri thuhet pas namazeve farz dhe në çdo rast në këto ditë të begata.

▪️Së treti: Përsëritja e shumtë e duasë:
“Rabbena atina fid-dunja haseneten, ve fil-ahireti haseneten, ve kina adhaben-nar”
(O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit)

Imam Ikrime – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Pëlqehej që në Ditët e Teshrikut të thuhej: ‘Rabbena atina fid-dunja hasene…’”
📚 Leta’if el-Me’arif – fq. 388
Kjo është nga duatë më gjithëpërfshirëse për të mirat e dynjasë dhe ahiretit. Prandaj Pejgamberi ﷺ e thoshte shpesh dhe e përfshinte në çdo lutje.

▪️Së katërti: Të ngrënët dhe të pirët në këto ditë dhe ndalesa e agjërimit
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditët e Minës janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut.”
📚 Muslimi

Në këto ditë ndalohet agjërimi, sepse janë për festim, falënderim dhe përmendje të Allahut – jo për përkushtim me agjërim.

Të jetosh këto ditë me përkujtim, falënderim dhe lutje, është prej adhurimeve më të dashura në ditët më të mira pas Bajramit!

Hoxhë Agim Bekiri
08/06/2025
12 dhul-hixhe 1446

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...