6.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

Shenjat e fshehta të Allahut

Mos mendo se butësia dhe mëshira e Allahut shfaqet vetëm në gjërat që sheh me sy: në një derë që të hapet, në një problem që zgjidhet, në një hall që largohet. Butësia e Tij është shumë më e thellë dhe më përfshirëse se kaq. Ajo ndriçon edhe zemrën tënde, lehtëson shpirtin tënd dhe të ngroh me ndjenja që të japin shpresë, paqe dhe siguri.

Ndodh që zemra të ndjejë papritur një liri të brendshme, një ngushëllim të pashpjegueshëm, një bindje të butë se e mira është pranë. Kjo ndjenjë nuk është thjesht emocionale. Është një frymë apo nefha siç e ka quajtur i Dërguari, nga mëshira dhe butësia e Allahut. Është sikur Zoti të dërgon një fjalë të heshtur në shpirtin tënd: “Unë jam me ty.”

Kur ndjen se sprova po afrohet drejt fundit, kur lutja që e ke përsëritur me muaj të tërë bëhet më e dashur në zemrën tënde, kur shpresa përmbushëse ringjallet papritur – dije se këto janë dhurata të brendshme, janë shenja të padukshme të dashurisë së Allahut për robin e Tij.

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë:
“إن لله تعالى نفحات من رحمته، ألا فتعرضوا لها.”
“Vërtet Allahu ka frymëtime të mëshirës së Tij, pra ekspozohuni ndaj tyre.” (Taberani)

Ndaj, mos i neglizho këto ndjenja. Mos i trajto si thjesht gjendje kalimtare. Ato janë përgjigje e një lutjeje që ndoshta as nuk e ke shqiptuar me gojë, por e ke bërtitur me zemër. Janë shenja se Allahu të njeh, të dëgjon dhe është afër.

Kur ndjen ngushëllim që nuk vjen nga askush përveç Tij, kur një paqe të rrethon papritur – dije se Ai po të përgatit për diçka të mirë. Ji falënderues, dhe thuaj me zemër të qetë:
“وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْـًۭٔا وَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ”
“Ndoshta e urreni diçka, e në të vërtetë është mirë për ju. Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.” (Bekare: 216)

Prandaj, kur ndjen se diçka e mirë po vjen, përqafoje atë ndjenjë si një dhuratë nga Allahu. Është një lloj ndihme hyjnore për të vazhduar – është butësia e Allahut që të përqafon para se të vijë vetë zgjidhja.

Në çdo ndjenjë të mirë që të mbush, në çdo frymë shprese që të viziton, është një mesazh nga Zoti: Mos u dorëzo, Unë jam me ty.

Hoxhë Agim Bekiri
26/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...